TELEVIZIONI YT MUZIKOR

Shtyp play.
Ndjeje ritmin.

Muzikë shqiptare, videoklipe dhe energji që të shoqëron — kudo që je.

PLAYTV / TRANSMETIMIMUZIKË · SHQIP
SHIKO LIVE
Gati për të parëPLAYTV ALBANIA
NGA SHQIPËRIA, PËR SHQIPTARËT KUDO.ZBULO PLAYTV ↓
REKLAMËCODREN.ai

Nga ideja te aplikacioni.

AI për aplikacione, faqe web dhe software.

Zbulo codren.ai
REKLAMËBriovix.com

Zbulo Briovix.

Vizito faqen zyrtare për më shumë informacion.

Vizito briovix.com
REKLAMËPOWERLOCK

Siguri për çdo hyrje.

Brava, smart locks, access control, intercom dhe kamera në NYC e NJ.

powerlocknyc.com
NË EKRANIN TËND

Çdo ritëm,
vendin e vet.

Nga videoklipi i radhës te tingujt e traditës. Këto janë hapësirat e PLAYTV.

RITMI I DITËS

PLAY MUSIC

Hitet që i këndon bashkë me ne dhe këngët që sapo po zbulon. Videoklipe shqiptare, artistë të njohur dhe zëra të rinj, në një përzgjedhje që e mban muzikën në qendër.

NJË ARTIST. TRE KËNGË.

3 IN 1

Pak më gjatë me artistin tënd të preferuar. Tre këngë radhazi, një rrjedhë e vetme muzikore dhe më shumë hapësirë për stilin që të pëlqen.

TINGUJ QË NA LIDHIN

PLAY FOLK

Melodi që mbajnë kujtime, këngë që bashkojnë breza. Një hapësirë për muzikën popullore shqiptare dhe energjinë e saj, kudo që na ndjek.

PËRTEJ KËNGËS

PLAY PODCAST

Hapësira jonë për biseda, ide dhe historitë pas krijimtarisë. Një tjetër mënyrë për t’u afruar me njerëzit dhe përvojat që i japin jetë kulturës sonë.

MUZIKA NA GJEN BASHKË

Një ekran.
Shumë emocione.

PLAYTV është një hapësirë për muzikën shqiptare dhe për njerëzit që e jetojnë atë.

Besojmë te kënga që ta ndryshon ditën, te videoklipi që dëshiron ta shohësh sërish dhe te tingulli që të afron me vendin tënd. Prandaj bashkojmë muzikën e sotme me melodi që mbeten, në një ekran që mund ta marrësh me vete.

Në Shqipëri apo larg saj, në telefon, tablet ose kompjuter: hap PLAYTV dhe bëhu pjesë e të njëjtit ritëm.

Kthehu te transmetimi ↗
VETËM NJË PLAY LARG

Merr muzikën
me vete.

Hape faqen në shfletues, shtyp Shiko live dhe ndiz zërin. Për pamjen më të mirë, përdor butonin e ekranit të plotë në player.

Nëse lidhja ndërpritet, shtyp Provo përsëri. Transmetimi kërkon lidhje aktive me internetin.

SHIKO PLAYTV ▶
KONTAKT

Le të flasim.

Për bashkëpunime, reklama dhe informacione rreth PLAYTV, na kontakto.